Flash News

KRYESORE

Letra veçantë e 6 vjeçarit për babgjyshin: Lista me fëmijët e sjell mirë apo keq është bosh, ashtu si jetët tona

Një 6 vjeçar në Virginia i ka dërguar një letër të pazakontë Santa Klausit. Letra për Babagjyshin ishte një detyre e cila u ishte dhënë fëmijëve në klasë.

6 vjeçari e nisi letrën si të gjitha letrat normale të fëmijëve drejtuar Santa Klausit, “I dashur Babagjysh”, po vazhdimi i saj nuk kishte të bënte aspak me mendimet dhe dëshirat që kanë fëmijët e kësaj moshe.

“I dashur Babagjysh,

Unë po e shkruaj këtë letër vetëm se e kam detyrë klase. Unë e di që lista jote e fëmijëve që janë sjell keq gjatë vitit është bosh, edhe lista e fëmijëve që janë sjellë mirë ëshët bosh, edhe jetët tona janë bosh.  Ti nuk i di problemet që kam kaluar në jetë.

Mirupafshim

Nuk po e shkruaj emrin tim”

Kjo letër u postua si fillim nga e ëma e djalit dhe më pas u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale. disa nga komentuesit vlerësonin inteligjencën e djalit ndërsa të tjerë ngrinin problemin për shqetësimet që ka kaluar vogëlushi. 

Të fundit