Flash News

KRYESORE

Lëtyr’atyrë Politike/ Çfarë ka bërë për 5 orë Rama me Gazin, Lymin, Rudin e Titin…

Lëtyr’atyrë Politike/ Çfarë ka bërë

1-kanë luajtur counter strike;

2-Rama ka nisur të flasë për Lulin, por Gazi ka kërcënuar se do të braktisë takimin nëse i shahet kryetari dhe do të kërkojë nga CDU që mossharja e Bashës të jetë kushti i 16-të që duhet plotësuar para çeljes së negociatave (ndërhyrje të cilën e ka mbyllur me ‘i shari të shan’)

3- kanë ndjekur televizionet informative për të marrë vesh se çfarë po ndodh në takim;

4-kanë ndjekur vizitën e Bashës në Kosovë;

5-kanë pritur se mos vjen dhe i merr Chevrolet-i Suburban i Ambasadës amerikane që t’i çojë te Rruga e Elbasanit (me atë rast hanë drekë dhe pinë Bud origjinal amerikan)

6- Rama ka filluar të propozojë emra për të ripagëzuar Pallatin e Kongreseve (vetëm Tit Vasili ka marrë pjesë në këtë lojë duke qenë se të tjerët janë nga rrethet);

7-kanë debatuar se cila është pizzeria më e mirë në Tiranë për të porositur drekën (Gazi nuk ka ngrënë sepse ai ha vetëm kur ushqehet kryetari dhe ai në atë kohë ndodhej në takim me presidentin Thaçi);

8- Nuk kanë vënë maska;

9- Rama është shprehur se janë si Fantastic Four, por Lymi, Gazi dhe Titi janë asimptomatikë.

*Personazhet në këtë rubrikë janë realë, por ngjarjet janë të sajuara. Çdo përkim me realitetin është rastësi.

Të fundit