Flash News

KRYESORE

Lëvizja anti-Basha, Besnik Mustafaj: Unë nuk mund të jem lideri; Patozi është identifikuar...

Lëvizja anti-Basha, Besnik Mustafaj: Unë nuk mund të jem lideri;

Ish-deputeti i PD-së, Besnik Mustafaj ka folur për lëvizjen e re brenda Partisë Demokratike dhe nëse ajo mund të ketë një lider të sajën për t’u përballur me kryetarin Lulzim Basha.

Në ‘News 24’, Mustafaj theksoi se ende nuk kanë një lider për këtë lëvizje, por shtoi se Astrit Patozi është ai që identifikuar më shumë. Sa i përket mundësisë së kandidaturës së tij për të rivalizuar Bashën brenda PD-së, Mustafaj e mohoi për shkak të nivelit të ulët politik që mban prej vitesh.

“Normalisht nuk ka një lider deri më tani (lëvizja), më i identifikuar është Patozi sepse ai u identifikua si kandidat por nuk u mundi të kandidojë për zgjedhjet e kryetarit. Unë nuk mund të jem (kryetar për lëvizjen) për shkak të angazhimit të ulët në politikë. Nuk është ideja të zgjidhet një lider paralel, por të shkohet drejt bashkimit të PD”, tha Mustafaj.

Ish-ministri i Jashtëm kërkoi nga Basha që të respektojë rregullat e Partisë Popullore Evropiane dhe të hap një garë të barabartë brenda partisë për të zgjedhur sërish kryetarin.

Të fundit