Flash News

KRYESORE

Lëvizja e drejtorëve/ Ardi Veliu: Lleshaj nuk po ndërhyn, të gjitha kompetencat i kam unë

Lëvizja e drejtorëve/ Ardi Veliu: Lleshaj nuk po ndërhyn, të

Ardi Veliu, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka deklaruar se Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm, nuk ndërhyn në ndryshimin e drejtuesve të policisë në rrethe. Veliu theksoi në ‘A Show’ se ka të gjitha kompetencat për të bërë ndryshimet e nevojshme.

“Ministri ka një funksion politik dhe nuk po ndërhyn, unë kam të gjitha kompetencat për të bërë përzgjedhjet”, tha ai.

I pyetur nëse zëvendësimi i drejtuesit të Policisë Shkodrës lidhej me ngjarjet e fundit kriminale, Veliu tha se ndryshimi erdhi si rrjedhojë e nevojës për impulse të reja, çka ka ndodhur edhe në qarqe të tjera.

Të fundit