Flash News

KRYESORE

Lëvizja e LSI për mbrojtjen e mandatit të Rehovicës, anëtari në KQZ kërkon kthimin e vendimit të Prokurorisë: Kemi nevojë për sqarime...

Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë përpjekjen e parë për të mbrojtur deputetin Gledjon Rehovica, i cili sipas Prokurorisë së Përgjithshme, preket nga procesi i dekriminalizimit. Prokuroria ka kërkuar heqjen e mandatit për Rehovicën pasi ka falsifikuar formularin e vetëdeklarimit dhe kërkesa po diskutohet në KQZ.

Përfaqësuesi i LSI-së në këtë institucion, Gëzim Veleshnja ka kërkuar pas fjalës së avokatit të deputetit, që vendimi i Prokurorisë të kthehet për të dhënë sqarime të tjera.

Veleshnja tha se janë disa çështje që duhen sqaruar edhe një herë nga Prokuroria lidhur me kërkesën për heqjen e mandatit.

1-Çfarë kuptojnë me termin “raportim policor”?

2-A ka në Itali një procedim të filluar dhe të dërguar në gjyq; të filluar dhe të pezulluar apo nuk ka filluar fare?

3-Vendimi i akuzës ka një llogjike jo të qartë, të na sqarojë prokurori lidhur me paragrafin ku thuhet “të dhënat e autoriteteve italiane”; kush janë këto autoritete dhe çfarë provash kanë sjellë?

4-Të na tregojë më saktë, cila është baza ligjore materiale, e cila e ka orientuar atë drejt vendmit për ndërprerjen e mandatit?

Të fundit