Flash News

KRYESORE

Lëvizja e re anti-Basha, Murrizi: Kaloni më parë nga komisioni i “spiunëve”, për të parë të shkuarën …

Lëvizja e re anti-Basha, Murrizi:  Kaloni më parë nga komisioni i

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka folur për herë të parë pas debateve të ditëve të fundit, pas një fotoje që ai ka publikuar me kryetarët e degëve të PD në mbështetje të liderit të ngrirë demokrat, Lulzim Basha.

Deputeti Murrizi pozicionohet hapur në krah të Bashës dhe shpërthen me akuza ndaj grupimit të ri anti-Basha.

“Dreka ishte një drekë mes kolegësh, meqenëse dy kryetarë degësh ishin berë deputetë. Pa dyshim që në një drekë me 19 kryetarë të PD, përveç ndonjë dollie për sepebçinjtë, e gjithë koha tjetër muhabete politike kishte. Biseduam gjerë e gjatë edhe për zhvillimet në PD edhe për procesin e zgjedhjeve të datës 22 korrik. Por, për hir të së vërtetës shumë pak zgjati kjo temë, se të gjithë kolegët ishin unik në bindjen e tyre, se çfarë i duhet PD pas datës 22. Sa për lobim nuk ishte nevoja se ishin të gjithë në një mendje. Kishin pak merakun e këtij grupit që vjen vërdallë si p… për brekë por thanë që nuk po i takojmë dot”,- tha ai.

Sa për akuzat e ngritura në drejtim të anëtarëve të kryesisë që kanë firmosur një peticion për shkarkimin e Lulzim Bashës, Murrizi ka qenë i prerë, kur tha se: “Sot kemi me ligj një komision të “spiuneve” i cili është funksional dhe i ftoj publikisht të gjithë të “lënduarit” t’i drejtohen këtij komisioni për mua më së pari dhe për veten e tyre, për të parë të shkuarën e gjithkujt. Sa për fjalorin e përdorur për disa bilbilushë që mendojnë se janë të gjithë si ata, ju kam kërkuar ndjesë miqve të mi të fb por jo lehëseve”.

Të fundit