Flash News

KRYESORE

'Lëvizja e re' në ora 16.00. Studentët e Mjekësisë shkëputen nga protesta për një 'takim konsultativ'

'Lëvizja e re' në ora 16.00. Studentët e

Studentët e Mjekësisë, të cilët bashkë me ata të Arkitekturës kanë qenë nismëtarë dhe qendra e protestës gjatë këtyre tetë ditëve, janë tërhequr për pak minuta nga demonstrata masive para Kuvendit. Siç njoftojnë nga terreni reporteret e Politiko.al, L. Prongi dhe J. Kazani, studentët e Mjekësisë kanë ndërmend një 'lëvizje të re'.

Ata do të kërkojnë një takim në orën 16.00 me Dekanin e Fakultetit dhe Rektorin e Universitetit për të denoncuar me emra pedagogët e korruptuar.

Studentët i kanë mbajtur larg kamerat dhe gazetarët duke thënë se ky është një takim konsultativ, njoftojnë gazetarët e Politiko nga sheshi pranë selisë së Kuvendit.

Të fundit