Flash News

KRYESORE

Lëvizja/ Kajmaku do të bëjë një kërkesë të re në seancën e radhës në gjykatë

Lëvizja/ Kajmaku do të bëjë një kërkesë

Ish-kreu i bashkisë së Vorës Agim Kajmaku nga muaji nëntor i vitit të shkuar është në arrati pas kërkohet nga Policia e Shtetit. Gjykata e Tiranës i ka dhënë masën arrest me burg, pasi gënjeu në formularin e dekriminalizmit.

Në seancën e radhës ditën e hënë, Kajmaku pritet që të kërkojë ndryshimin e masës së sigurisë, në detyrimin për t’u paraqitur deri në përfundim të hetimeve, raporton Abc news. Prokuroria e Tiranës do të paraqesë prova të reja që kanë të bëjnë më falsifikimet e firmave të punonjësve të Bashkisë së Vorës.

Deri më tani, Kajmaku i ka shpëtuar të paktën 13 operacioneve policore. Madje dyshime ka edhe për dekonspirim të operacioneve të uniformave blu për arrestimin e tij. Prokuroria e akuzon 48 vjeçarin se nuk kishte deklaruar në formularët e dekriminalizimit, se ishte në një proces gjyqësor në Greqi.

Gjithashtu, ai akuzohet se ushtroi funksionet edhe pas dhënies fund të detyrës, pasi shkarkoi dy nënkryetarët e Bashkisë.

Të fundit