Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë kundër ndryshimeve kushtetuese: Deformojnë vullnetin e qytetarëve dhe sistemin zgjedhor
Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri kundërshton votimin e ndryshimeve kushtetuese më 30 korrik, pasi i cilëson si një tentativë për të deformuar vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme.
Në një reagim në Facebook, Vetëvendosja shkruan se heqja e koalicioneve me lista të veçanta dobëson cilëndo opozitë në Shqipëri dhe përforcon pushtetin.
“Ndryshimet e propozuara kushtetuese jo vetëm që nuk zgjidhin probleme por edhe krijojnë procedura të reja që e deformojnë më shumë sistemin zgjedhor. Të njëjtat probleme do të mbeten në Shqipëri, e ato lidhen me mungesën e programeve të qarta politike, ose me programe të gabuara, me mungesën e moralit në politikë, me financimin e fushatës nga oligarkët që kanë monopolizuar sektorë të tërë të ekonomisë, e që ndikojnë drejtpërdrejt tek partitë e mëdha, me kandidatët më të pasur që do të kenë avantazh në fushatë para atyre që nuk kanë pasuri, e kështu me radhë. Të gjitha këtyre problemeve po duan t’u shtojnë edhe deformimet që krijojnë ndryshimet e propozuara kushtetuese,” thuhet në reagim.
Reagimi i plotë
“Ndryshimet kushtetuese për sistemin zgjedhor e deformojnë vullnetin e qytetarëve
Jemi të vetëdijshëm se ndryshimet e mëdha në Shqipëri nuk do të vijnë përmes çështjeve procedurale të reformës zgjedhore, por është e rëndësishme të kuptohet se ndryshimet e propozuara kushtetuese e përkeqësojnë edhe më tej sistemin zgjedhor në vendin tonë. Këto ndryshime po bëhen në kundërshtim me praktikat e mira, që kërkojnë që mos të ndryshohet rregullat më pak se një vit para zgjedhjeve. Gjithashtu, ndryshimet u propozuan në mënyrë të njëanshme para dy javëve dhe tani, më 30 korrik, duan t’i miratojnë me ngut pa asnjë analizë të efekteve afatgjata që do të kenë. Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri i cilëson këto ndryshime si një tenativë e re për të deformuar edhe më shumë vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e radhës, duke krijuar një prag të dyfishtë, që në të vërtetë është pengesë e dyfishtë për përfaqësimin e vullnetit qytetar në Kuvend, si dhe duke bërë një dredhi lidhur me hapjen e pjesshme të listave.
Ndryshimet e vitit 2008 në sistemin zgjedhor krijuan 12 pragje të ndryshme zgjedhore, sipas 12 zonave të votimit, por pa një prag kombëtar. Aktualisht, një subjekt politik në Shqipëri që garon në zgjedhje pa koalicion do mund të kishte në total edhe mbi 100.000 vota në të gjithë vendin, duke u bërë “de facto” forcë e katërt politike për nga pesha. Por, nëse i njëjti subjekt politik që i ka marrë këto 100,000 vota në të gjithë vendin nuk kalon pragun rajonal në së paku një prej 12 zonave zgjedhore, atëherë votat nuk i përkthehen në përfaqësim në Kuvend, por i shkojnë subjekteve të mëdha. Sikur të mos mjaftonte kjo, me ndryshimet e propozuara kushtetuese, sistemi mbetet proporcional rajonal, por krijohet një prag i dyfishtë, duke i shtuar pragut rajonal edhe një prag kombëtar. Kjo do të thotë se një subjekt që garon vetëm mund të fitojë disa mandate nëpër zonat zgjedhore duke kaluar pragun rajonal, por nëse nuk kalon edhe pragun kombëtar, atëherë të gjitha mandatet i digjen dhe shkojnë drejt rritjes së peshës së subjekteve të mëdha. Suedia është një vend që ka edhe prag rajonal edhe prag kombëtar, por në Suedi mjafton të kalosh ose pragun kombëtar ose pragun rajonal për të fituar mandate në Kuvend. Për dallim nga Suedia, në Shqipëri, ndryshimet kushtetuese çojnë drejt krijimit të dy pragjeve, që duhen kaluar njëkohësisht, duke ndërtuar një pengesë të dyfishtë që i shkon për shtat vetëm partive të mëdha.
Palët e përfshira në debatin publik nuk po flasin për pragun e dyfishtë zgjedhor, por po flasin për koalicionet dhe listat e hapura. Është e vërtetë që heqja e koalicioneve me lista të veçanta e dobëson cilëndo opozitë në Shqipëri dhe përforcon pushtetin – jo vetëm në këto zgjedhje, por edhe në të ardhmen. Më tej, nëse subjektet më të vogla i drejtohen për koalicion subjekteve të mëdha për të tejkaluar padrejtësinë e pragut të dyfishtë, atëherë do të kenë më pak peshë negociuese përpara subjekteve më të mëdha, dhe do të varen krejtësisht nga vullneti i tyre për peshën që do të marrin brenda listës së një koalicioni të mundshëm. Sërish kjo rrezikon të përkthehet në deformim të vullnetit të qytetarëve që kërkojnë alternativa të reja.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri është shprehur publikisht që para një viti për një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura në Shqipëri. Por sistemi po mbetet proporcional rajonal, pragun duan ta bëjnë të dyfishtë, ndërsa listat duan t’i hapin vetëm pjesërisht. 1/3 e listës do të jetë sërish në diskrecionin e partisë për ta mbajtur të mbyllur, dhe pse jo, për t’i patur kandidatët që janë në pjesën e mbyllur të listës në krye të fletëvotimit. Shumë pak kandidatë do të jenë në garë reale me lista të hapura. Pra, sërish ndodhemi para tentativës për të kryer manipulimin e radhës me vullnetin e qytetarëve.
Ndryshimet e propozuara kushtetuese jo vetëm që nuk zgjidhin probleme por edhe krijojnë procedura të reja që e deformojnë më shumë sistemin zgjedhor. Të njëjtat probleme do të mbeten në Shqipëri, e ato lidhen me mungesën e programeve të qarta politike, ose me programe të gabuara, me mungesën e moralit në politikë, me financimin e fushatës nga oligarkët që kanë monopolizuar sektorë të tërë të ekonomisë, e që ndikojnë drejtpërdrejt tek partitë e mëdha, me kandidatët më të pasur që do të kenë avantazh në fushatë para atyre që nuk kanë pasuri, e kështu me radhë. Të gjitha këtyre problemeve po duan t’u shtojnë edhe deformimet që krijojnë ndryshimet e propozuara kushtetuese.
Për të tejkaluar këtë situatë, qytetarët kanë nëvojë të kthehen te bazat e politikës, te programet dhe organizimi, te kthimi i moralit në politikë, te përqafimi i kauzave dhe te këmbëngulja për t’i çuar ato para edhe me sakrifica vetjake. Sigurisht që regjimit i intereson që të flasë sa më shumë për procedura zgjedhore e sa më pak për thellimin e krizës ekonomike dhe shëndetësore në vend, që edhe të zhvendosë vëmendjen edhe të miratojë dispozita që e pengojnë demokratizimin e vendit dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës.
Tiranë, 29 korrik 2020
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri”
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38