Flash News

KRYESORE

Lëvizje në Kombëtare, Lenjani zëvendësohet nga ish-mesfushori i Finlandës

Lëvizje në Kombëtare, Lenjani zëvendësohet nga

Në prag të ndeshjes me Skocinë në Shkodër, në ekipin përfaqësues vijojnë hyrje-daljet. Kështu, mesfushori Ermir Lenjani është detyruar të braktisë grumbullimin, pas një problemi muskulor. Në vend të tij është ftuar lojtari Albion Ademi, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Finlandës U19 dhe së fundmi ishte pjesë e ekipit Shpresa të Shqipërisë.

19-vjeçari, i cili aktivizohet me skuadrën e Inter Turku në kampionatin vendas shihet si një lojtarë me perspektive nga tekniku Kristian Panuçi.

Megjithatë, gjasat janë që ai të mos aktivizohet për ndeshjen me Skocinë, duke qenë se është nuk ka eksperiencën e duhur për të përballuar presionin e një ndeshje ndërkombëtare.

Të fundit