Flash News

KRYESORE

Lëvizje në rang drejtorësh në Policinë e Shtetit, 6 ndryshimet që firmosi Ardi Veliu  

Lëvizje në rang drejtorësh në Policinë e Shtetit, 6

Ardi Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur gjashtë ndryshime në rang drejtuesish.

Në sajë të këtij urdhri, ka patur lëvizje në drejtoritë e qarqeve dhe të kufirit.

Kështu, u firmos shkarkimi nga detyra i drejtorit të policisë Korçë Lorenc Panganika dhe në vend të tij u emërua Ferdinand Mara.

Në Berat u emërua Neritan Nallbati drejtor policie në vendin e Hasan Ahmetit. Nallbati më herët ka qenë drejtor i standardeve profesionale në Policinë e Shtetit.

Në Fier u emërua Bledar Çeliku, i cili më herët ka mbajtur postin si drejtor kundër trafikut dhe narkotikëve në drejtorinë e përgjithshme.

Ndryshimet në drejtorinë e kufirit

Në Drejtorinë e Kufirit në Tiranë u emërua Arben Ibro në vend të Enkeleda Toskës, e cila u shkarkua pak ditë më parë për shkak të përfshirjes së saj në trafikun e emigrantëve të paligjshëm, kryesisht arabë, duke i lejuar për të kaluar tranzit drejt vendeve të BE.

Po ashtu, në Gjirokastër u emërua Arben Joca, Andon Marku shkon drejtor kufiri në Korçë, Idajet Hoxha ikën nga drejtoria e Fierit shkon në Gjirokastër.

Të fundit