Flash News

KRYESORE

Lëvizje te Hipoteka, largohet drejtori teknik dhe emërohet njeriu i besuar i Saimir Tahirit

Lëvizje te Hipoteka, largohet drejtori teknik dhe emërohet njeriu i

Pas lëvizjes në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, një tjetër drejtor në një institucion të rëndësishëm është shkarkuar nga detyra. Arjan Hoxha nuk është më kreu i Hipotekave, i emëruar pas marrëveshjes Rama-Basha.

Në vend të tij është emëruar Blerina Doracaj, njeriu i besuar i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Doracaj është aktualisht kryetare e Forumit të Gruas Socialiste për bashkinë e Tiranës, ndërsa kryetar i PS-së për të gjithë qarkun është Saimir Tahiri.

Në vitet 2015 – 2016, Blerina Doracaj ka punuar si Këshilltare për Çështjet e Administratës Publike pranë Ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, ku ka luajtur dhe rolin e koordinatores për reformën në Administratën Publike. Nga Korriku 2015 e në vazhdim është Anëtare e Këshillit Bashkiak, Tiranë dhe Këshillit të Qarkut, Tiranë, si dhe anëtare e Asamblesë Kombëtare të PS.

E la jashtë Kuvendit të ri, Rama emëron deputetin e PS në krye të Burgjeve

Të fundit