Flash News

KRYESORE

Lëvizje të tjera në Top Channel, gazetari i Top Show largohet nga emisioni

Vala e lëvizjeve të gazetarëve ka prekur edhe ‘Top Show-n’ që transmetohet dy herë në javë në Top Channel. Një ndër gazetarët kryesor të emisionit, Ervin Kurti ka njoftuar se do të largohet pas 4 viteve, teksa nuk i kursen vlerësimet për drejtuesin e programit, Alban Dudushi.

"Që nga sonte, do ta ndjek Top Show-n përmes ekranit  Alban Dudushi, ti kurrë s’ke dashur të të komplimentoj për së afërmi, por pas 4 vitesh pune me ty, jam ndjerë i privilegjuar që kam mësuar prej një gazetari dhe moderatori që pos të gjithave, bart padiskutim vlera qytetarie dhe profesionalizmi. Mirënjohje pafund ty dhe stafit", shkruan Ervini, pa dhënë detaje të tjera.

Kurti, i cili sezonin e fundit ishte edhe opinionist i programit së bashku me Albana Osmanin ka zbuluar se do ta shohim në projekte të tjera që mesa duket kanë qenë arsyeja e largimit të tij.

Të fundit