Flash News

KRYESORE

“Lëvizjet kundër vijnë nga i njëjti grup”, cili është video-mesazhi që kryeson ‘FB’ e Veliajt prej një muaji

“Lëvizjet kundër vijnë nga i njëjti grup”, cili

Facebook-u i kryebashkiakut Erion Veliaj është një ndër dritaret kryesore informative lidhur me projektet dhe investimet e reja për Tiranën.

Por, prej më shumë se një muaj, prej datës 24 korrik, bie në sy se në krye të faqes së facebook-ut të Veliajt qëndron një video-mesazh.

Në këtë video, janë përmbledhur sekuenca të protestave më të bujshme në Tiranë, kundër projekt-ideve të ndryshme në kryeqytet si parku i lodrave te Liqeni, kundër Sheshit, kundër Pazarit, kundër Bulevardit, sot investime të përfunduara, e së fundmi edhe kundër Teatrit të ri.

Sipas përshkrimit në video, pas këtyre lëvizjeve fshihet i njëjti grup, të diktuar nga opozita aktuale.

“Nisi kundër lodrave te Liqeni, pastaj kundër Sheshit, kundër Pazarit, kundër Bulevardit, kundër Stadiumit, kundër Zgjedhjeve me #EdheUne dhe sot kundër Teatrit të ri!

Kundër, kundër, kundër!

E keni vënë re që lëvizjet KUNDËR progresit në vend janë i njëjti grup? PD dhe LSI me mashat!!”, shkruan Veliaj.

Të fundit