Flash News

KRYESORE

Lëviznin me armë zjarri, telefonata në polici arreston babë e bir në Mirditë

Lëviznin me armë zjarri, telefonata në polici arreston babë

Policia ka vënë në pranga dy persona, babë e bir, pasi u kapën në flagrancë me armë zjarri.

Pas një telefonate në policinë e Mirditës, dy personat u arrestuan në Reps me një armë zjarri automatik, fishekë si dhe një armë gjahu me fishekë.

Njoftimi:

Policia informohet nga qytetarët, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, sekuestrohen armë zjarri

Një qytetar denoncoi përmes një telefonate në orët e para të mëngjesit tek nr. 112, se 2 shtetas po lëviznin me armë zjarri në Reps.

Forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, u organizuan dhe në adresën e denoncuar nga qytetari, kapen në flagrancë shtetasit I.Sh. 50 vjeç dhe djalin e tij 16-vjeçar, banues në Mirditë. Gjatë kontrollit u gjetën 1 armë zjarri automatik, fishekë si dhe 1 armë gjahu me fishekë.

Ata u arrestuan për veprat penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit", "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjahut dhe sportive, kryer në bashkëpunim" dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë.

Të fundit