Flash News

KRYESORE

Lëvizte i lirë me armë zjarri me vete, arrestohet 36-vjeçari me precedentë të theksuar kriminal

Lëvizte i lirë me armë zjarri me vete, arrestohet

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi lëvizte i lirë me armë zjarri me vete. Mësohet se, Indrit Hita ishte një person me precedent të theksuar kriminal në fushën e “krimeve ndaj personit”.

Përmes një njoftimi DVP Vlorë bën me dije se gjatë kontrollit, 36-vjeçarit i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë model “Beretta” me një krehër me fishekë luftarak të ndodhura në çantën e tij të krahut.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim, atyre që merren me shpërndarje të lëndëve narkotike apo qarkullojnë me armë zjarri, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore nga Forcat Operacionale pranë DVP Vlorë për një person me rrezikshmëri për komunitetin i cili qarkullonte me armë zjarri, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Fast”.

Forcat Operacionale pranë DVP Vlorë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, gjatë operacionit, në lagjen “1 Maji” në Vlorë, pranë një lokali kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin I. H., 36 vjeç, banues në Vlorë, person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.

Gjatë kontrollit personal, në çantën e krahut, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë model “Beretta” me një krëhër me fishekë luftarak.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armë shpërthyese dhe municionit”.

Të fundit