Flash News

KRYESORE

Lëvizte me arme lodër, policia vret të riun më sindromën Down

Lëvizte me arme lodër, policia vret të riun më

Një 20-vjeçar me sindromën Doën u vra nga policia në Stokholm, pasi kishte në dorë një pistoletë. Ngjarja ndodhi në lagjen e Vasastanit. I riu ishte larguar nga shtëpia e tij që në mëngjes, ndërsa mbante me vete dhe një pistoletë lodër.

Në një deklaratë për gazetën ‘Expressen’, babai i të riut Ricart Torel tha se djali i tij ka ikur nga shtëpia në mesnatë dhe se kanë kërkuar ndihmë nga policia në lidhje me rastin.

Ai tha se policët kanë qëlluar me armë zjarri birin e tij, i cili në dorë mbante një armë lodër. “Kanë gjuajtur me armë zjarri ndaj birit tim për shkak të lodrës që mbante në dorë. Tre plumba të policisë kanë përfunduar në stomakun e djalit tim”, tha babai Ricart Torel.

Anne Katarina Söderberg thotë se djali i saj nuk mund të fliste por mund të thoshte vetëm fjalën ‘nënë’. “Djalit tim për herë të parë në jetë iu dhurua një armë lodër. Ajo armë u bë fundi për birin tim”.

Nëna thotë se policët, në vend se të qëllonin djalin e tyre në stomak, mund ta qëllonin atë në këmbë në mënyrë që ta ndalnin. Nëna thotë se jeta e tyre është shkatërruar.

Të fundit