Flash News

KRYESORE

Lëvizte në gjendje të dehur, makina del nga rruga në Berat, tre persona të plagosur

Lëvizte në gjendje të dehur, makina del nga rruga në Berat,

Një makinë ka dal nga rruga mëngjesin e sotme në aksin Poshnje-Ura Vajgurore dhe për pasoj janë plagosur tre persona.

Shkak i incidentit raportohet të ketë qenë humbja e kontrollit nga ana e shoferit të automjetit, i cili rezultoi se po e drejtonte makinën në gjendje të dehur.

 Nga ngjarja janë dëmtuar lehte drejtuesi i mjetit Armando Osoja 37 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat, djali i tij dhe shtetasi R.S 33 vjeç.

Pasagjeri tjetër që ndodhej në mjet shtetasi R.S, 33 vjeç, banues në Ura Vajgurore, po merr ndimë mjekësore në Spitalin e Traumës, Tiranë, paraprakisht jashtë rezikut për jetën”, njofton policia.

Sipas policisë drejtuesi mjetit ka rezultuar në gjendje të dehur, ndërkohë është arrestuar nga policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt’’ dhe ‘’Shkelje të rregullave të qarkullimit’’, parashikuar nga nenet 291 dhe 290 të Kodit Penal.

 

Të fundit