Flash News

KRYESORE

"Lewandowski është 10 herë më i mirë se unë", flet ish-kampioni i botës

"Lewandowski është 10 herë më i mirë se

Robert Lewandowski aktualisht është sulmuesi më në formë në kontinent. Sulmuesi i Bayernit po shkëlqen nga ndeshja në ndeshje, duke shënuar rregullisht dhe duke treguar se ndihet shkëlqyeshëm fizikisht.

31-vjeçari ka shënuar 18 gola me klubin dhe kombëtaren nga fundi i gushtit deri më tani. Asnjë sulmues pykë në Europë nuk ka shënuar sa ai këto javë të para të kampionateve.

Miroslav Klose, ish-sulmuesi kampion bote me Gjermaninë dhe një legjendë e Bayernit, ka thënë fjalët më të mira për të. "Roberti është 10 herë më i mirë se unë. Mbase ka një stil të ngjashëm me mua, por është sulmues i kompletuar, i përdor të dyja këmbët, është i fortë me kokë dhe ka një goditje super", ka deklaruar Klose.

Të fundit