Flash News

KRYESORE

Lewis Hamilton me pushime në Greqi, gjesti i tij në plazh po bën xhiron e botës

Lewis Hamilton është një nga pilotët më të mirë të “Formula 1”, i cili edhe këtë vit ka zgjedhur ishujt e Greqisë për të pushuar.

Megjithatë, shumëkush do t’i imagjinonte ndryshe pushimet e një miliarderi, me festa dhe argëtime pafund, por në fakt me Hamilton ndodh e kundërta.

Piloti britanik i Mercedez ka treguar se di të jetë edhe një njeri ekologjik dhe i kujdesshëm për mirëqenia e kafshëve dhe vendin ku ka zgjedhur të pushojë, duke përcjellë kështu edhe një mesazh sensibilizues për botën.

Bashkë me miqtë e tij, Lewis ka nisur të pastrojë plazhin nga mbeturinat. Siç duket, ai ka nisur të pastrojë plazhin e mbushur nga shishet plastike, qese, çanta e mbeturina të tjera që kishte grumbulluar në breg deti.

Britanikët pastruan të gjithë zonën për rreth dy orë dhe në të njëjtën kohë përcollën edhe një mesazh, ku  Lewis i lutet botës që të mos blejë materiale plastike dhe të jenë të kujdesshëm me hedhjen e mbetjeve urbane./politiko.al/

Të fundit