Flash News

KRYESORE

“Lexo mirë Kushtetutën”, Rama-Metës: Sapo firmosa kërkesën për Lleshin, bashkangjitur dhe një relacion të detajuar

“Lexo mirë Kushtetutën”, Rama-Metës: Sapo firmosa

Pak pas deklaratës së presidentit Ilir Meta pak minuta më parë, i cili i sugjeroi kryeministrit që të rilexojë mirë se cilat janë kompetencat e tij sipas Kushtetutës, reagon Edi Rama duke i sqaruar se sapo e ka nisur kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit.

Madje, Rama i shkruan se bashkë me kërkesën e ridërguar për të dytën herë, ka edhe një relacion sqarues drejtuar Presidentit të Republikës.

“Sapo kam rifirmosur për ridërgim kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit Ministër i Brendshëm, drejtuar Presidentit të Republikës. Bashkëngjitur do t'i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm”, shkruan Rama në twitter.

Të fundit