Flash News

KRYESORE

Lezha nën ujë, Ndreu e përdor politikisht: Nuk duan të na lejojnë të punojmë

Lezha nën ujë, Ndreu e përdor politikisht: Nuk duan të na

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu deklaroi sot se kjo bashki është në punë për të përballuar situatën nga reshjet, ndërsa reagoi ndaj “makinës së propagandës” kundër bashkisë.

“Në punë është edhe makina e propagandës pa punë dhe dinjitet. Nuk mjaftoi vetëm fakti që e mbytën qytetin fizikisht për vite me radhë por duan ta mbysin edhe me turpin e tyre, biles edhe duan ta shesin si dështim të bashkisë”, deklaroi Ndreu.

Turpi, sipas tij, “nuk është se duan të bëjnë një punë, sepse punë të mirë nuk dinë të bëjnë”.

“Por turp është imoraliteti i shkallës më të lartë nëpërmjet të cilit me fotot e vitit të tyre, vitit 2016, duan të gënjejnë qytetarët dhe dështimin e tyre ta shesin triumfalisht. Ky është turp e marre. Ju ftoj të ndiqni fotot e vitit 2016, të cilat mbrëmë, ju servirën qytetarëve si përmbytje apokaliptike, bëjeni vetë krahasimin”, tha Ndreu.

Të fundit