Flash News

KRYESORE

Lezhë/ Familja jeton ende në pallatin e dëmtuar nga tërmeti: Këtu s’ka ardh kush me pa

Prej disa kohësh Partia Demokratike ka publikuar raste të banorëve të ndryshëm, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i 26 dhe janë lënë në baltë nga qeveria.

I tillë sipas PD është edhe rasti i famijes Përndoj në Lezhë, e cila jeton ende në pallatin e dëmtuar nga tërmeti.

Tone Përndoj shprehet se ka një fëmijë të sëmurë, dhe se askush nuk ka shkuar ti ndihmojë dhe ti mundësoje një strehë.

“Këtu s’ka ardhë kush me pa. Kam shkuar tek Bashkia më kanë thënë ke ardh me vonesë këtu në Balldren kurse në Lezhë s’na kanë pranuar”, shprehet ajo.

 Tone Përndoj: Unë jam Tone Përndoj. Jetoj këtu, banoj në këtë pallat. Kanë ardh e kanë parë, këtu s’kanë qënë, s’ka hyrë kush me thënë që me pa këtu inxhinierët që kanë ardh. Na patën thënë me dal me shku në Shëngjin, kam pasur një fëmijë të sëmurë edhe s’mund të shkoja. Këtu s’ka ardhë kush me pa. Kam shkuar tek Bashkia më kanë thënë ke ardh me vonesë këtu në Balldre kurse në Lezhë sna kanë pranuar, kam shkuar e sna ka pranuar kush. Kemi bërë një kërkesë tani e kemi çuar për në Tiranë, sna ka kthyer kush përgjigje.

Alfrida Marku: Këtu në këtë pallatin këtu, familje të tjera kanë marrë dëmshpërblim?

Tone Përndoj: Familje të tjera kanë marrë… kanë marrë, kanë marrë!

Alfrida Marku: Me çfarë jetoni?

Tone Përndoj: Ne të ardhura s’kena për Zotin, dy fëmija janë pa punë edhe… Me më ndihmu edhe mua siç kanë ndihmuar të tjerët, të paktën mos me na nda, një po një jo. Tërmeti ka rënë barabartë, si në kat të parë si në kat të pestë. Të tjerët kanë marrë edhe ne s’kemi marrë.

Të fundit