Flash News

KRYESORE

Lezhë/ Makina aksidenton për vdekje kalimtaren

Lezhë/ Makina aksidenton për vdekje kalimtaren

Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtareje ka ndodhur sot tek mbikalimi i Patokut, në Lezhë. Një mjet tip ML, me targa AA 484 KH , ka përplasur këmbësoren Zenepe Koçi, banuese në Kurbin, e cila ka ndërruar jetë. 

Drejtuesi i mjetit, shtetasi Mhill Ndreca, 56 vjeç, banues në Kurbin, është shoqëruar në komisariat

Grupi hetimor ndodhet në  vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Të fundit