Flash News

KRYESORE

LGBT në gjimnazet e Tiranës, flet aktivistja: Synojmë të largojmë steriotipet e shqiptarëve

LGBT në gjimnazet e Tiranës, flet aktivistja: Synojmë të

Aktivistja e LGBT-së, Xheni Karaj ka reaguar pas kritikave për fushatën e nisur në gjimnazet e Tiranës. E ftuar në emisionin ‘Tonight”, Karaj ka theksuar së kjo fushatë do të vijoj në gjimnazet e Tiranës, ndërsa vlerësoië së ata nuk kanë bërë asgjë të palejuar.

“Pas kërkesës tonë në Ministrinë e Arsimit, takimet janë bërë gjatë muajve të fundit në disa gjimnaze të Tiranës dhe do të vijojnë edhe në institucione të tjera. Ne nuk këmi bërë asgjë të palejuar, thjesht kemi shfaqur një dokumentar që tregon historinë e levizjës LGBT që prej vitit 1990. Në synojmë të largojmë steriotipet që ekzistojnë në shoqëri”, ka thënë Karaj.

Karaj shtoi se ka pasur nxënës që e kanë mbështetur këtë iniciativë, ndërsa të tjerë që kanë refuzuar duke e konsideruar si një sëmundje.

Të fundit