Flash News

KRYESORE

LGBT, pjesa më e bukur e Shqipërisë? Gazetari i përgjigjet Delina Ficos: Injorancë dhe servilizëm i pështirë ekonomik

LGBT, pjesa më e bukur e Shqipërisë? Gazetari i përgjigjet

“Jeni pjesa më e bukur edhe më e përparuar e Shqipërisë. Po kështu janë edhe familjet tuaja edhe miqtë tuaj që iu përkrahin”. Kështu u është drejtuar aktivistja Delina Fico ditën e shtunë të gjithë atyre të cilët morën pjesë në paradën e komunitetit LGBT.

Megjithatë kjo deklaratë nuk ka kaluar pa reagime të kundërta, i tillë ka qenë edhe komenti i gazetarit Klodian Tomorri.

Sipas tij deklarata të tilla janë janë shprehje e një injorance të thellë, por në rastin më të keq ato janë një servilizëm i përshtirë ekonomik për të justifikuar përfitimet financiare nga fondet e donatorëve.

Statusi i plotë:

“Deklaratat e tipit; LGBT-të janë pjesa më e bukur, më e zgjuar dhe më e përparuar e shoqërisë, në rastin më të mirë jane shprehje e një injorance të thellë, por në rastin më të keq ato janë një servilizëm i përshtirë ekonomik për të justifikuar përfitimet financiare nga fondet e donatorëve.

Deklarata publike të kësaj natyre janë thellësisht të dëmshme për shoqërinë. Njëri të mirë apo të përparuar nuk të bën devijimi seksual, por puna e palodhur, këmbëngulja dhe ndershmëria.Këtë u mëson gjithë bota feëmijëve. Nuk ka ndonjë vend në botë ku u thonë fëmijëve bëhuni Gay se kjo ju bën të përparuar’’

 

Të fundit