Flash News

KRYESORE

L’Humanite (1928)/ Cilat ishin arsyet e vërteta të konfliktit mes Ataturkut dhe Zogut

“L’Humanité” ka botuar, të hënën e 29 tetorit 1928, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me arsyet e vërteta të konfliktit midis Ataturkut dhe Zogut.

Qemali kundra Zogut

Arsyet e vërteta të konfliktit

Angora, 28 Tetor (Agjensia Ballkanike).

Marrëdhëniet diplomatike janë prishur midis Turqisë dhe Shqipërisë. I ngarkuari turk për çështjet diplomatike u largua nga Tirana dhe përfaqësuesi shqiptar u largua nga Angora.

Mustafa Qemali tha teatralisht (veçanërisht në një intervistë dhënë z. Henri Beraud) se ai kurrë nuk do ta njohë Ahmet Zogun i cili, duke u shpallur mbret, kreu një krim.

Por në realitet, kemi të bëjmë këtu me një çështje interesi sesa parimi.

Dikur në Shqipëri të gjitha tokat shtetërore i përkisnin Sulltanit. Pas shpalljes së pavarësisë, Turqia ka kërkuar dhe ende kërkon një kompensim prej 18 milion frangash ari.

Ahmet Zogu, i shpallur “mbret”, do të vë dorën mbi këto prona si “trashëgimtar” i Sulltanit. Prandaj Mustafa Qemali është nervozuar.

https://www.darsiani.com/la-gazette/l-humanite-1928-ja-arsyet-e-verteta-te-konfliktit-midis-ataturkut-dhe-zogut/?fbclid=IwAR0Jn4zDcIWc_TSgdI5ldeo-ytV1-PXZvTp2Q3Ezj-aKElAJdS2K_WACzEo

Të fundit