Flash News

KRYESORE

Libia refuzon të ndërtojë kampe për refugjatët, del sërish në skenë emri i Shqipërisë

Libia refuzon të ndërtojë kampe për refugjatët, del

Vendi qendror i Afrikës Veriore nga ku shumica e emigranteve marrin anijet për të emigruar drejt BE-së, Libia, ka refuzuar që të ndërtojë kampin qendror të azilkërkuesve të kërkuar nga vetë perëndimi.

Është vetë kryeministri i vendit, Fayez al-Sarraj, i cili ka sqaruar për gazetën gjermane ‘Bild’ së  se është tërësisht kundër këtij plani dhe se qëndrimi i tij nuk do të lëkundet as nga ofertat financiare të Bashkimit Europian.

“Ne jemi absolutisht kundër Europës që na kërkon zyrtarisht, që të strehojmë emigrantë ilegalë, që Bashkimi Europian nuk dëshiron t’i marrë”, deklaroi kryeministri libian për Bild, duke shtuar se vendi i tij është i vetëm në luftën kundër emigrantëve të paligjshëm.

“Anijet tona patrullojnë çdo ditë në detin Mesdhe, për të shpëtuar emigrantët, por ne jemi lënë të vetëm në këtë betejë. Libia ka nevojë për mbështetje njerëzore dhe financiare, që të përballojë fluksin e shpëtimit të emigrantëve”, tha lideri i Libisë.

Qeveritë konservatore europiane janë të shqetësuara nga fluksi i mundshëm i refugjatëve dhe ata kërkojnë që një kamp qendror për emigrantët e paligjshëm të ndërtohet jashtë zonës Shengen. Një ofertë e tillë hë për hë është refuzuar jo vetëm nga Libia, por edhe nga Shqipëria, ku kryeministri Rama 3 korrik u shpreh se ne nuk mund të bëhemi shpëtimtarë të vendeve të pasura që i trajtojnë emigrantët si mbetje toksike.

Qëndrimi kategorik i qeverisë shqiptare erdhi pikërisht pas mos-hapjes së negociatave, pasi deri më 3 korrik nuk pati një qëndrim të qartë.

Të fundit