Flash News

KRYESORE

Libohova nderon motrat Irma dhe Eranda Libohova me titullin “Qytetar Nderi”

Libohova nderon motrat Irma dhe Eranda Libohova me titullin “Qytetar

Një ditë më parë Këshilli Bashkiak Libohovë miratoi dhënien e titujve për katër personalitete. Sipas njoftimit të publikuar nga Bashkia Libohovë, është vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi” Irma dhe Eranda Libohova, si dhe Agron Çobani.  Ndërsa titull mirënjohjeje si ‘Aktivist i shquar në fushën e arsimit” është dhënë për mësuesin nga Labova e Kryqit, Stefan Miha.

Mësohet se titulli për Çobanin dhe Mihan do të dorëzohet nesër gjatë festës së përvitshme “Tradita Libohovite”, ndërsa për motrat Libohova ceremonia e dorëzimit të titujve do të jepet në një moment të dytë për shkak të angazhimeve të tyre, që e pamundësonin ardhjen nesër në Libohovë.

Më poshtë motivacioni për secilin prej tyre.

Motivacioni për Znj. Irma dhe Eranda Libohova:

“Këngëtare e famshme me origjinë nga Libohova, artiste e talentuar dhe e papërsëritshme. Origjinale dhe ledhatuese e këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore. Me interpretimet e saj muzikore është renditur në panteonin e artë të figurave më të spikatura të elitës artistike shqiptare”

Motivacioni për Z. Agron Çobani:

“Për  veprimtari  dhe  kontribut  të  shquar ,  si  themelues  dhe  drejtues  i  Radio  Televizionit  Shqiptar  për  dekada  të  tëra.  Personalitet  shumë  dimensional. Reformator  dhe  kontribues  ekselent  në  përsosjen  cilësore  të  publicistikës  Radiotelevizive  Kombëtare ”.

 

Motivacioni për Z. Stefan Miha:

“Organizator dhe drejtues i aftë, aktivist i shquar dhe i përkushtuar në dukimin dhe arsimimin e brezit të ri ”.

Të fundit