Flash News

KRYESORE

"Libra falas nga klasa e I-VII", Rama: Një stërpremtim i qeverive të mëparshme i bërë realitet

"Libra falas nga klasa e I-VII", Rama: Një stërpremtim i

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsa iu përket vendimit për zgjerimin e skemës mbështetëse me libra falas për nxënësit nga klasa e parë në të 7-tën. Rama thekson se ky është një stërpremtim i qeverive të mëparëshme i bërë realitet.

“LIBRAT FALAS ishin një stërpremtim i qeverive më parë, sot janë një realitet dhe jo vetëm kaq, po në vend të xhunglës së korrupsionit me titujt e me duzinat e “alternativave”, të sajuara për lekë e me arrna kopjimesh të këqija, sot nxënësit marrin FALAS libra të Oxford, Cambridge dhe Pearson, burimet më cilësore të dijes në Europë📚😍”, shkruan Rama.

Kujtojmë se,nga skema e Ministrisë së Arsimit pritet të përfitojnë edhe kategoritë e veçanta deri në klasën e Xll.

Të fundit