Flash News

KRYESORE

Librazhd/ Furgoni bie në humnerë, tre persona të plagosur rëndë

Librazhd/ Furgoni bie në humnerë, tre persona të plagosur

Një furgon mallrash ka rënë në një humnerë rreth 40 metra në zonën e Pishkashit në Librazhd. Policia njofton se mjeti me drejtues shtetasin M.M., 32 vjeç, po lëvizte në aksin Librazhd-Qafë Thanë kur ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.

Shoferi dhe dy pasagjerët të moshës 22 vjeç dhe 31 vjeç janë transportuar në spitalin e Librazhdit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ditën e djeshme në të njëjtin aks doli nga rruga edhe një autobus me gjimnazistë, por falë barrierave në rrugë u shmang një tragjedi e madhe.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Librazhd- Qaf Thanë, në Pishkash, mjeti fugon mallrash me targa AA 369 UF, me drejtues shtetasin M.M., 32 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Korçë, ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 40 metra në humner.

Si pasojë janë aksidentuar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët, shtetasit E.M., 22 vjeç, dhe K.Ç., 31 vjeç, banues në fshatin Vloçisht Korçë, të cilët po transportohen për në spitalin e Librazhdit, në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon pêr zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Të fundit