Flash News

KRYESORE

Libri i gazetarit trondit Vatikanin/ Nënë Tereza kishte llogarinë më të madhe bankare

Nënë Tereza kishte aq shumë para në Bankën e Vatikanit sa që nëse ajo do t’i kishte tërhequr fondet e saj institucioni mund të kishte falimentuar, sipas një gazetari italian.

Libri i sapodalë i Gianluigi Nuzzi-t, ‘Mëkati Fillestar,’ rrëmon nëpër sekretet më të thella të Vatikanit dhe shpjegon në mënyrë të detajuar se kur Arqipeshkvi amerikan Paul Marcinkus u caktua si president i Bankës së Vatikanit, Nënë Treza besohet se kishte “llogarinë bankare më të madhe deri në atë kohë”.

"Sikur Nënë Tereza ta kishte mbyllur llogarinë ose t’i kishte transferuar paratë, instituti do të kishte rrezikuar falimentimin”, shkruan Nuzzi, siç raporton La Presse.

Autori italian shkruante më tej se zbulimi i llogarisë bankare të Nënë Terezës është një provë e përzierjes afatgjatë të Marcinkus me çështjet e Vatikanit.

"Ka një fuqi bllokuese në Vatikan që e pengon veprimin reformues të Papa Françeskut ashtu sikurse bëri me Benediktin e XVI-të – ajo ka ekzistuar me Marcinkus dhe menaxhimin e tij paralel të IOR dhe ajo vazhdon të ekzistojë efdhe sot”, - thotë Nuzzi.

"Llogaria e saj (Nënë Terezëz) in Bankën e Vatikanit është provë se këta zotërinj ishin dhe janë ende brenda Curia-s dhe ata u besojnë atyre. Atyre u besoi gjithashtu edhe Nënë Tereza, e cila, siç thuhet, hyri në Ior nga një derë dytësore dhe u mirëprit nga Imzot De Bonis, krahu i djathtë i Marcinkus."

Nuzzi vazhdon të shkruajë se kur Marcinkus u emërua president i bankës së Vatikanit nga Papa Pali i VI më 1970, ai kërkoi prerazi që si ndihmës të kishte arqipeshkvin Donato De Bonis.

“Që nga ai moment pushteti i tyre u rrit nga dita në ditë – shkruhet në libër – De Bonis ia dinte të gjitha fijet bankës. Ai lëvizte dinakërisht brenda ndërtesave të shenjta.... ai ishte më pranë njerëzve të pallateve romane se sa ndaj të varfërve të Nënë Terezës - ka thënë Nuzzi, i cituar nga Affaritaliani.

Një Gjykatë e Vatikanit, dënoi vitin e kaluar dy funksionarë të saj, që i kishin dorëzuar dokumenta konfidenciale Nuzzi-t, ndërsa ndaj vetë tij u shpreh se nuk kishte juridiksion për ta gjykuar.

Në foto, Gianluigi Nuzzi duke dalë nga Vatikani

Të fundit