Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Libri i autoriteteve gjermane për pastrimin e parave në Shqipëri, politikani: Pse hesht Prokuroria dhe Guvernatori i BSH për ABI BANK?!
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili reagoi me anë të një deklarate për shtyp në lidhje me publikimin nga autoritetet policore gjermane të një libri me titull: “Partner kriminel në aleancën strategjike”, që përmban fakte të rënda dhe alarmante për pastrimin e parave të pista në Shqipëri. Vasili tha se pastrimi kriminal i parave bëhet vetëm për pasurimin e kryeministrit Rama dhe klikës së tij , ndërkohë që shumica e shqiptarëve zhyten në varfëri dhe mjerim. Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së tha gjithashtu se një Bankë Shqiptare, konkretisht ABI BANK është një produkt offshore dhe e licencuar në dhunim flagrante të ligjit, ndërkohë që theksoi se as kryeministri, as prokuroria dhe as Guvernatori i Bankës së Shqipërisë janë në heshtje dhe nuk reagojnë në lidhje me këtë gjë.
Deklarata e Vasili:
Të nderuar qytetarë jam sot këtu para jush për të ndarë së bashku një nga zhvillimet më tragjike dhe më dramatike të qeverisjes së vendit, pikërisht atë të kriminalizmit të saj dhe të pastrimit masiv dhe shumë të rrezikshëm të parave. Jo më larg se pak ditë më parë, autoritetet policore gjermane kanë botuar një libër tepër të rëndësishëm për Shqipërinë me titull “Partner kriminel në aleancën strategjikë”, pra partner kriminel në aleancën strategjike, ku pohojnë qartazi se në Shqipëri në mënyrë të drejtpërdrejtë thonë që mund të transferohen shuma të mëdha parash, përfitime nga transaksionet ilegale mund nxirren lehtësisht jashtë vendit dhe të futen në treg, dhe njëkohësisht licensat dhe gjithçka janë lehtësisht të nxjerrshme, pasi organet, politika dhe drejtuesit e administratës shtetërore të Rilindjes e mundësojnë dhe e kanë bërë një han pa porta Shqipërinë.
Shqipëria e kriminalizuar dhe kjo para, e cila rrënon vendin pasi mijëra biznese të ndershme falimentojnë dhe shkatërrohen, ndërkohë që zhvillimi i vendit është peng i duarve të një njeriu, kryeministrit të vendit, do të thotë që ky pastrim parash ka vetëm një funksion: pasuron një kryeministër grabitqar, i cili nëpërmjet këtyre operacioneve bëhet një miliarder i vërtet, ndërkohë që mjerimi dhe varfëria i mijëra e mijëra shqiptarëve, bizneseve të vogla, bizneseve të mesme, por edhe i mijëra të tjerëve të cilët janë të lidhur me punësimin rrënohen dhe mjerohen, Është në një moment ulëritës përsa i takon këtij kriminalizimi.
Këshilli i Europës nëpërmjet Manivalit riktheu Shqipërinë nën monitorim, pra nën një situatë të zezë mbas 8 vitesh që nga 2011, ku nuk prodhoheshin me raporte. Dhe e nxjerr sigurisht në pah, në mënyrë shumë dramatike këtë gjë. Departamenti Amerikan i Shtetit, ka tundur kambanat e alarmit, pasi paratë pastrohen haptazi dhe përshkruan dhe se ku ndodh ky pastrim parash. Njëherazi evidentohen, po nga raportet edhe të Policisë Gjermane, por dhe të Këshillit të Europës dhe të DASH, edhe çarjet në sistemin financiar shqiptar. Ne kemi mundur në sytë e prokurorisë shqiptare, në sytë e Bankës së Shqipërisë dhe të Guverantorit të saj, në sytë e këtij kryeministri, tërësisht të kapur dhe të kriminalizuar, që një bankë shqiptare është produkt offshore, pikërisht ABI BANK dhe e licencuar në dhunim flagrant të të gjitha rregullave të Bankës, në mungesë të plotë të transparencës, sipas atyre rregullave që kjo bankë kërkon, dhe kurrkush nuk lëviz gishtin përveçse mbizotëron një heshtje e plotë, ku të tërë palët në qeverisje dhe të gjitha instrumentet ligjzbatuese janë të gjitha në një heshtje, në një sinkron të plotë, pasi këto mekanizma të pakontrolluara, të paverifikuar dhe në këtë klimë të pastrimit të parave do të thotë që u hapet rrugë e gjerë, duke menduar vetëm e vetëm për pasurimin e paligjshëm, ilegal, kriminal të kryeministrit, atij në mënyrë individuale dhe të një klike të vogël që e rrethon dhe rrënimin e shqiptarëve nga ana tjetër.
Shqiptarët duhet të kuptojnë që kjo është një çështje tragjike, pasi të mos çuditen aspak kur të konstatohet një kolaps i menjëhershëm dhe i rrufeshëm i ekonomisë, i pandalshëm dhe me pasoja shkatërrimtare. Ndalja e kësaj veprimtarie kriminale me dimensione të frikshme ka vetëm një mundësi, të gjithë së bashku, të gjithë në protestë, për të mbrojtur fatin e fëmijëve tanë, të bizneseve, të punës së ndershme, dhe të të ardhmes së vendit. Në të kundërt kemi një shkatërrim, të cilin miqtë, partnerët ndërkombëtar, delegacioni i BE në Tiranë dhe saktësisht Ambasadori Soreca, ka ngritur çështjen e pastrimit të parave, çdo shqiptar që do mbyllte sytë do të gatuante po me duart e tij, një të ardhme të zezë dhe pa rrugëdalje.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38