Flash News

KRYESORE

Libri i ri i John Bolton: Çfarë mendon Donald Trump për liderët europianë

Ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Bolton, rrëfen takimet e Trump me homologët europianë; çfarë u thoshte në sy dhe çfarë mendonte për ta pas shpine

Udhëheqësit europianë ndoshta nuk kanë nevojë për një memuar mbushur me prapaskena, për të ditur që Donald Trump është një lider i paqëndrueshëm, që nuk ka konsideratë të lartë për shumë prej tyre.

Sidoqoftë, detajet e asaj që presidenti amerikan mendon për politikanët elitarë të Europës - siç rrëfehet në librin shpërthyes të ish-Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare John Bolton për kohën e tij në Shtëpinë e Bardhë – përbëjnë një kureshtje leximi.

Trump e ka quajtur Boltonin "gënjeshtar" dhe një "budalla të mërzitshëm të zemëruar, i cili dëshironte vetëm të bënte luftë". Sekretari i Shtetit Mike Pompeo e denoncoi ish zyrtarin e administratës si "tradhtar". Por përveç makinacioneve të Shtëpisë së Bardhë të rrëfyera në libër, këtu janë disa nga pikëpamjet e Trump për Europën dhe drejtuesit e saj, siç rrëfehet nga Bolton.

[caption id="attachment_392321" align="alignleft" width="992"] Kopertina e librit[/caption]

Çfarë mendon Trump për… Emmanuel Macron

"Trumpit nuk i pëlqenin as [Kryeministri Kanadez Justin] Trudeau as [Presidenti Francez Emmanuel] Macron, por ai i toleroi ata, duke ‘kryqëzuar shpatat’ nëpër takimet me ta dhe duke u tallur hapur", shkruan Bolton për Samitin e G7 të vitit 2018 në Kanada.

Por qëndrimi i Trump ndaj presidentit francez nuk është gjithmonë konsistent. "Trump ravgoi që në një pikë Macroni të takohej me Presidentin iranian Rouhani, duke e përkëdhelur Macronin si më të mirin e europianëve", shkruan Bolton.

Në Samitin e NATO-s të vitit 2017, Trump e akuzoi Macron "se gjithmonë i ‘rridhte’ bisedat e tyre, gjë të cilën Macron e mohoi, duke buzëqeshur pa teklif". Trump më vonë nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjes së Macron se çfarë po planifikonte të bënte ShBA në lidhje me tregtinë me Kinën.

Ndërkohë, gjatë negociatave për marrëveshjen bërthamore të Iranit në vitin 2019, Bolton thotë se Trump i tha "gjithçka që ai [Macron] prek kthehet në mut".

[caption id="attachment_309549" align="alignleft" width="2048"] (LtoR) Canada's Prime Minister Justin Trudeau, US First Lady Melania Trump, US President Donald Trump, French President's wife Brigitte Macron, France's President Emmanuel Macron and Germany's Chancellor Angela Merkel pose during a family picture with G7 leaders and guests, on the second day of the annual G7 summit in Biarritz, south-west France on August 25, 2019. (Photo by Ludovic MARIN / AFP) (Photo credit should read LUDOVIC MARIN/AFP/Getty Images)[/caption]

Çfarë mendon Trump për ... Angela Merkel dhe Gjermaninë

Pikëpamja e presidentit për kancelaren gjermane reflekton, si respekt për vendin që ajo drejton, ashtu edhe acarim me politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë.

"Trump kishte respekt të madh për kancelaren Merkel, duke vërejtur se babai i tij ishte gjerman, dhe nëna skoceze", shkruan Bolton në një kapitull mbi Samitin e NATO-s 2017 në Bruksel.

Në të njëjtin takim, Trump "e puthi [Merkel] në të dy faqet," para se të thoshte "Unë e dua Angelan", pas një angazhimi të anëtarëve europianë të NATO-s për të rritur shpenzimet e mbrojtjes.

Por presidenti amerikan nuk e ka mbajtur sekret kundërshtimin e tij për projektin gazsjellësit Nord Stream 2. "Eshtë shumë e trishtuar kur Gjermania bën një marrëveshje masive nafte dhe gazi me Rusinë. Ne po i mbrojmë të gjitha këto vende, dhe ato bëjnë një marrëveshje për gazsjellësin", citon Bolton të ketë thënë Trump gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg." Ne do të duhet të bëjmë diçka, sepse ne nuk do të rrimë duarkryq. Gjermania është kapur nga Rusia".

Çfarë mendon Trump për ... Brexit, Theresa May dhe Boris Johnson

Duke përshkruar udhëtimin e Trump në Britani në vitin 2018, për të biseduar me kryeministren e atëhershme Theresa May, Bolton shkruan se presidenti dhe ai vetë do të donin të ndihmonin Britaninë me procesin e Brexit, por e patën të vështirë.

"Implementimi i votës [Brexit] ishte keqpërdorur në mënyrë katastrofike, duke kërcënuar kështu stabilitetin politik të vetë Britanisë", shkruan ai. "Ne duhet të kishim bërë shumë më tepër për të ndihmuar Brexit-ers dhe sigurisht që u përpoqa. Për fat të keq, përveç Trump dhe meje, pothuajse askujt në Administratë nuk dukej se i interesonte. Çfarë tragjedie potenciale".

Gjatë të njëjtit udhëtim, Trump ju mburr May-it për vizitën e tij shtetërore në Kinë një vit më parë.

"Ai tha se u përshëndet nga njëqind mijë ushtarë dhe shtoi:" Asnjëherë nuk ka ndodhur diçka si kjo në historinë e botës", shkruan Bolton.

Ish zyrtari i Shtëpisë së Bardhë pretendon se Boris Johnson është lideri i preferuar botëror i Trump, së bashku me Shinzō Abe, kryeministrin e Japonisë.

Çfarë mendon Trump për ... Jean-Claude Juncker dhe BE

Për Jean-Claude Juncker, president i Komisionit Europian deri vitin e kaluar, Trump tha se mendonte se ishte "një njeri i mbrapshtë që urrente Shtetet e Bashkuara në mënyrë të dëshpëruar".

"BE është më e keqe se Kina, vetëm se më e vogël", tha Trump, sipas Bolton, duke shkuar deri atje sa t’i thoshte Merkel që Unioni ishte krijuar për të "përfituar nga ShBA".

*Përkthimi: Politiko.al

Të fundit