Flash News

KRYESORE

“Lider psikopat dhe toksik”, Berisha thirrje qytetarëve: Lexoni zhvillimet e fundit psikologjike

“Lider psikopat dhe toksik”, Berisha thirrje qytetarëve: Lexoni

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklatatë për median ditën e sotme u shpreh se largimi i Saimir Tahirit nuk do të ndryshojë asgjë nëse nuk largohet koka, Edi Rama, të cilin e konsideron lider psikopat dhe toksik.

Teksa përmendi studimet e fundit të psikologjisë, Berisha ftoi qytetarët që t’i lexojnë, pasi sipas tij, i përkasin liderit tipik si Edi Rama.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Dorësimi i mandatit të Tahirit, në një farë mënyre një fitore e opozitës që mban flamurin e dekriminalizimit të Parlamentit dhe gjithë shoqërisë. Por, asgjë nuk ndryshon nëse njeriu që  po flet tani në parlament, që mashtron dhe vetëm mashtron, udhëton si faqe e zezë në Europë dhe i bojkotojnë darkat si të ishte përfaqësuesi i Kim Jong-un dhe jo i Shqipërisë.

Njeriu që  i ka dalë boja si psikopat dhe lider toksik... dhe i ftoj shqiptarët të lexojnë tani zhvillimet më interesante në fushën e psikologjisë, kualifimimi i liderëve të tipit Edi Rama. Liderë që shpërndajnë helmim në ambientet që jetojnë nga mëngjesi deri në darkë dhe këtë e bën Edvin Kristaq Rama. Lider që përpiqet të mbijetojë, ndonëse i damkosur ai nuk kupton se bota nuk po kërkonte kokën e Tahirit por dorëheqjen e Edi Ramës, pengesën absolute të shqiptarëve. Rama është gjeneratori i rekordeve më të zeza.

Të fundit