Flash News

KRYESORE

Liderët e Ballkanit në hotelin ku janë akomoduar familjet e prekura nga tërmeti, në tryezë edhe Majlinda Bregu

Kryeministri Edi Rama, bashkë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, atë të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, si dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u janë bashkuar këtë mëngjes disa prej familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, të akomoduar në një nga hotelet në Durrës.

Gjatë qëndrimit për disa minuta me familjet e akomoduara, në tryezën ku ishin ulur liderët e Ballkanit dhe ministrat e qeverisë shqiptare, iu bashkua edhe Majlinda Bregu, sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Ajo është parë mjaft e afërt me ministrat e Ramës, si Blendi Çuçi, pasi shihet teksa flasin nga afër mes tyre, ndërsa në fund të takimit u pa në takim të përzemërt edhe me ministrin Blendi Klosi.

Bregu ka qenë e pranishme edhe në takimin e dytë të samitit të mini-Shengenit Ballkanik në Ohër.

Të fundit