Flash News

KRYESORE

Liderët e preferuar të shqiptarëve: Vladimir Putin simpatizohet më shumë se Donald Trump

Liderët e preferuar të shqiptarëve: Vladimir Putin simpatizohet

Agjencia e njohur e sondazheve, ‘Gallup International’ ka bërë një anketin sa i takon lidërve botëror që prefereohen më së shumti nga shqiptarët në Shqipëri dhe në Kosovë.

Në vend të parë, renditet Kancelarja gjermane, Angela Merkel , ku 82% e të pyeturve në Shqipëri dhe 77% e të pyeturve në Kosovë kanë mendim pozitiv për Kancelaren gjermane.

Për numrin e simpatizantëve të Merkelit, Shqipërinë e kalon vetëm Vietnami me 1% më shumë. Aq popullore sa në Shqipëri e Kosovë, ajo nuk është as në vendin e saj ku pëlqehet nga 54% e pyeturve.

Pas Merkelit, simpatinë e shqiptarëve e ka marrë Papa Françesku. Kreu i Kishës Katolike Botërore pëlqehet nga 77% e të pyeturve në Shqipëri, ndërsa në Kosovë e kanë ndër liderët më pak të preferuar.

Interesant është fakti se Presidenti rus Vladimir Putin simpatizohet më shumë nga shqiptarët se ai amerikan Donald Tramp. Diferenca është me 1% në favor të Putinit.

Megjithatë duke qenë edhe kombi më pro-amerikan në botë, Trump gëzon më shumë mbështetje mes shqiptarëve sesa në të gjithë vendet e tjera të rajonit. Ndërsa Vladimir Putin në Ballkan mbështetet më së shumti nga serbët dhe grekët.

Rezultatet i gjeni këtu: Sondazhi i Gallup International

Të fundit