Flash News

KRYESORE

Lideri suprem i Iranit Ali Khamenei e quan Shqipërinë “vend i vogël por shumë i keq evropian”

Lideri suprem i Iranit Ali Khamenei e quan Shqipërinë “vend i

Lideri suprem i Iranit Ali Khamenei përveç SHBA-ve në fjalimin e tij pas sulmit me raketa në dy bazat ushtarake amerikane në Irak i dërgoi një mesazh indirekt edhe Shqipërisë.  Ai foli për një vend shumë të vogël, por shumë të keq evropian.

“Është një vend shumë I vogël por shumë i keq evropian, ku elementë amerikanë bashkëpunojnë me tradhtarë iranianë dhe planifikojnë kundër Republikës Islamike.”, ishte mesazhi i liderit suprem, por pa përmendur Shqipërinë.

Ai shtoi: “Plani që kishin u pa qartë, me protestat që u mbajtën në Iran, pasi disa nga ata tradhtarë erdhën në Iran për të protestuar.

Agjentë armiq nisën të zbatojnë planin për të sabotuar, vrarë dhe për të shkatërruar si qeverinë ashtu dhe kushtetutën tonë. Armiku është Amerika dhe regjimi Zionist dhe ne nuk duhet të bëjmë gabime në vendin tonë”.

Me termin tradhtar, Khamenei i referohet muxhahedinëve të MEK, opozitës iraniane, të cilët strehohen në Shqipëri, pas marrëveshjes së bërë me SHBA-të për të gjetur një vend të sigurt.

Autoritetet shqiptare kanë shtuar masat e sigurisë në Manzë, pas tensionimit të situatës në Lindjen e Mesme mesë SHBA-së dhe Iranit. Ali Khamenei bëri thirrje që iranianët të vazhdojnë të punojnë, që të fuqizohen si ekonomikisht, ashtu edhe ushtarakisht.

Të fundit