Flash News

KRYESORE

Lidhe rripin Kiki! Deputetja e PD: Veliaj bën gallatë, Rama u boshatis xhepat qytetarëve

Lidhe rripin Kiki! Deputetja e PD: Veliaj bën gallatë, Rama u boshatis

Deputetja e PD, Oriola Pampuri ka ironizuar metodën e fundit të kryebashkiakut të Tiranës për të tërhequr vëmendjen e shoferëve.

“Lidhe rripin, Kiki! Drake do të mirëkuptojë!”,- ky ishte mesazhi që iu shfaq banorëve të Tiranës në tabelat që ndodhen në hyrje të qytetit.

Pampuri ironizon kryebashkiakun duke e cilësuar si një tallje me qytetarët, ndërsa kryeministri u boshatis xhepat.

“Ja qe bemat e kryebashkiakut karagjoz nuk kane te sosur.

Ben gallate me qytetaret, te cilet miku i tij kryeminister u boshatisi xhepat e portofolet e nuk u la asnje mundesi per te pushuar kete vit, por ama mund te argetohen ne mes te vapes ne trafik me karagjozlleqet e lalit...”, shkruan Pampuri.

Kryebashkiaku Erion Veliaj e publikoi në profilin e tij në ‘Twitter’ këtë mesazh duke i bërë thirrje qytetarëve që të mos bëhen pjesë e ‘trend’-it më të ri në internet.

Të fundit