Flash News

KRYESORE

Lidhja e tyre si “100 Vitrinat”, mesa duket Selena dhe Justin janë ndarë përfundimisht

Lidhja e tyre është një telenovelë e vërtetë: ndahen, bashkohen, lidhen me të tjerë, ndahen nga ata, ribashkohen sërish, pastaj ndahen. Selena Gomez dhe Justin Bieber mund te jenë çifti që janë ndarë e bashkuar më shumë se asnjë tjetër në Hollywood, tamam si telenovela italiane “100 vitrinat” e cila nuk kishte fund.

Pasi Selena u nda nga The Weekend, ajo u rikthye sërish me Justin Bieber dhe mesa duket e gjitha kjo ndikoi në përmirësimin e sjelljeve të këngëtarit kanadez, i cili së fundmi ka bërë shumë gabime. Ai është shumë i dashuruar me Selena Gomez dhe kur është pranë saj ai ndryshon.

Por sa duket, e gjitha kjo zgjati shumë pak, sepse ata u ndanë përkohësisht, pasi siç u tha kishin nevojë për një pushim të shkurtër. Por jo gjithmonë pushimi nga një lidhje merret për të pushuar, ndoshta kjo është rruga për t`u ndarë.

Kujtojmë se mamaja e Selenës ka qenë kundër kësaj lidhjeje dhe nuk dihet sa ka ndikuar ajo por çifti nuk është parë më bashkë dhe përkundrazi, Justin është parë nën shoqërinë e modeles bukuroshe Baskin Champion. Nga ana tjetër, Gomez ka udhëtuar drejt Australisë për të pushuar një moment me shoqërinë e saj të ngushtë.

Ndoshta gjërat mes tyre kanë marrë fund, por një gjë dihet, Justin nuk është ende gati të dashurojë dikë tjetër përveç Selenës dhe se dimë nëse kjo e fundit ka ende dëshirë të rikthehet me ish-të dashurin e saj të parë.

Të fundit