Flash News

KRYESORE

Lidhja me kandidatin për deputet në Kosovë, reagon Adrola Dushi: Do të flas sot për herë të parë dhe të fundit

Prej disa kohësh Adrola Dushaj po përflitet për një lidhje me kandidatin për deputet në Kuvendin e Kosovës, Albin Gashin i cili është djali i avokatit të njohur Tomë Gashi.

Madje shumë media kanë shkruar se modelja shqiptare po mendon të lërë Amerikën për t`u shpërngulur në Prishtinë.

më pas, fotoja me Capital T ngjalli të tjera dyshime se dyshja ishin të lidhur bashkë e në fakt ajo thjesht do ishte modele në klipin e këngëtarit.

Nëpërmjet një reagimi në Instagram Adrola shkruan se po flet për herë të parë dhe të fundit rreth kësaj teme, duke shtuar se nuk e ka menduar kurrë të largohet nga SHBA dhe duke mohuar zërat që Albini ka qenë në ditëlindjen e saj:

"Asnjëherë nuk kam reaguar mbi shkrimet e ndryshme që bëhen nëpër portale pasi të gjithë e dimë si janë, por meqë po përsëritet shpesh e njëjta histori detyrohem për ta sqaruar njëherë e përgjithmonë: Do të flas sot për herë të parë dhe të fundit meqenëse prej muajsh, mediat po e bëjnë tërkuzë për interesa të s’di se kujt. Që prej ditës që u zhvendosa për të jetuar në SHBA, nuk e kam menduar kurrë ta lë Amerikën për ndonjë arsye…Shqipëria është vendi im dhe vij çdo vit, disa herë në vit, sepse atje kam njerëz që i dua shumë. Ditëlindjen e kam festuar vetëm me miqtë e mi të ngushtë… Të gjitha çfarë lexoni vërdallë janë pjellë e fantazisë së të tjerë njerëzve, shumë larg realitetit tim. Shëndet e të mira! Adrola”

Të fundit