Flash News

KRYESORE

Lidhja me vëllezërit Vladi? Basha: Të arrestohet nëse është personi në foto

Lidhja me vëllezërit Vladi? Basha: Të arrestohet nëse

Ditën e djeshme në seancën Parlamentare, Taulant Balla publikoi një foto të kryeparlamentarit Basha me disa persona, ku një ndër to, sipas tij, është vëllai i Alfred Vladit, në kërkim për 3.4 milion eurot e kapura në Durrës.

I pyetur nga gazetarët për lidhjen me një nga vëllezërit Vladi, Basha u shpreh se nuk e njeh fare personin në foto, dhe nëse është ia personi i përfshirë në çështjen e 3.4 milion eurove, le të arrestohet.

“Nuk më ka prezantuar njeri me atë person. Nëse është ai, le ta marrin ta arrestojnë tani në këtë moment. Nuk e mbaj mend. Disa thonë mund të ketë qenë në kuadër të një fushate në Dibër.  Nxjerrja e kësaj fotoje vërteton që Balla është kapobanda. Është lejuesi i parave të bandës. Këto janë para droge”, u shpreh Basha.

Të fundit