Flash News

KRYESORE

Lidhje me ISIS dhe grupet kriminale, dy shqiptarë dëbohen nga Italia

Lidhje me ISIS dhe grupet kriminale, dy shqiptarë dëbohen nga Italia

Dy shqiptarë të moshave 23 dhe 24 vjeç janë dëbuar nga Italia për në portin e Durrësit në Shqipëri, për arsye sigurie, deklaroi sot ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti.

Policia italiane dyshon se 23 vjeçari ka lidhje me një grup kriminal që merret me trafikun e njerëzve në Foggia, ndërsa në profilin e tij në ‘Facebook’ ka publikuar foto me armë zjarri.

Shqiptari tjetër, 24 vjeç, rezident në Fucera, afër Foggia, ka rënë në radarin e autoriteteve si person i lidhur me ISIS. Ai kishte shpërndarë në faqen e tij në ‘Facebook’ video që propagandonin idetë e grupit terrorist.

Me dëbimin e dy shqiptarëve shkon në 100 numri i personave që Italia ka larguar nga vendi brenda këtij viti, të konsideruar kërcënim për sigurinë kombëtare.

Të fundit