Flash News

KRYESORE

Lidhje të shpeshta dhe publike, por kësaj radhe është ndryshe. Këngëtarja e njohur më e dashuruar se kurrë

Këngëtarja e njohur Taylor Swift njihet për lidhjet e saj të shpeshta dhe të shkurtra dhe gjithashtu ajo i bën gjithnjë publike. Por kësaj radhe është ndryshe. Ajo ka zgjedhur që ta mbajë larg vëmendjes së mediave lidhjen e re. Gati një vit më parë filloi të flitej se ajo ishte në një marrëdhënie me aktorin 27-vjeçar Joe Alwyn. Ata zgjodhën që ta mbanin private këtë lidhje dhe dilnin në publik bashkë vetëm në raste të veçanta.

Këtë të martë çifti u fotografua në Malibu, duke bërë hiking. "E news" raporton se Taylor dukej e lodhur nga ecja, por ata dukeshin shumë afër dhe i mbanin dorën njëri-tjetrin.

Të fundit