Flash News

KRYESORE

Lidhjet e Saimir Tahirit me trafikun e drogës/ Zbulohen deputetët që do të hetojnë ish-ministrin

Lidhjet e Saimir Tahirit me trafikun e drogës/ Zbulohen deputetët

Pas kërkesës së opozitës, është krijuar komisioni hetimor për çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kryetar është vendosur deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, ndërsa postin e nënkryetares së komisionit do t'a mbajë deputetja socialist, Ermonela Felaj.

Ky komision hetimor parlamentar përbehet nga 11 deputetë dhe do të kontrollojë veprimet dhe mosveprimet e organeve shtetërore në parandalimin dhe goditjen e fenomenit të kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike, përfshirë çështjen për të cilën Prokuroria po heton ish-Ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Po ashtu do të verifikohet çdo lloj dyshimi për ndikim të paligjshëm në ushtrimin e ndjekjes penale në mënyrë të pavarur nga organet kompetente te ngarkuara me ligj, në hetimin penal të këtij rasti.

Emra e anëtarëve nga ana e mazhorancës ende nuk janë zbardhur e ndërsa nga opozita janë Enkelejd Alibeaj, Flamur Noka, Myslym murrizi dhe Endrit Brahimllari nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Të fundit