Flash News

KRYESORE

Lidhjet e Xhafajt në PS, tradhtia ndaj Nanos dhe braktisja që i bëri Meta

Lidhjet e Xhafajt në PS, tradhtia ndaj Nanos dhe braktisja që i

Emisioni ‘Top Story’, në Top Channel ka transmetuar një profil të Fatmir Xhafajt, ish-ministër i Brendshëm. Sipas dokumentarit, kur socialistët erdhën në pushtet pas rrëmujave të 97-ës, Fatos Nano e emëroi Xhafajn Sekretar të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave.

“Gjatë kësaj kohe, Xhafaj i kthen shpatullat Nanos. Ai mendonte se lideri historik i Partisë Socialiste nuk kishte të ardhme. Dhe kjo ishte tradhtia e dytë e Xhafajt ndaj njerëzve që e promovuan”, thuhet në dokumentarin e ‘Top Story’.

Pas kësaj, Xhafaj krijoi lidhje të ngushta me kryeministrin Pandeli Majkon dhe numrin 2 të socialistëve, Gramoz Ruçi, pasi mendonte se këta do të rrëzonin Fatos Nanon nga pushteti.

“Lidhja e tij me Majkon e Ruçin fuqizohet dhe miqësia mes tyre zgjat sot e kësaj dite”, thuhet në dokumentar.

Por në kohën kur Ilir Meta mori postin e kryeministrit e largoi Xhafajn nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillimit të Ministrave.

I braktisur nga lidershipi i asaj kohe, thotë ‘Top Story’, në vitet 1999-2000, Xhafaj i rikthehet profesionit të avokatit.

 

 

Të fundit