Flash News

KRYESORE

Liga e Kampioneve/ Liverpool gjunjëzon Manchester City-n, Barcelona me një këmbë në gjysmëfinale

Liga e Kampioneve/ Liverpool gjunjëzon Manchester City-n, Barcelona me

Kanë përfunduar me rezultate befasuese dy ndeshjet çerekfinale të Liges së Kampioneve, ku Liverpool mposhti me rezultat të pastër Manchester City-n, ndërsa Barcelona fitoi 4:1 ndaj ekipit të Romës.

Përmbledhje e ndeshjes Liverpool – Manchester City 3:0

Liverpuli arriti të fitonte me lojë spektakolare e rezultat, sfidën e parë çerekfinale në Champions League ndaj Mançester Sitit. Në derbin e Ishullit Britanik, të kuqtë vendosën gjithçka që në pjesën e parë, duke shënuar plot 3 herë, dhe duke mos e vënë më në diskutim rezultatin për pjesën e mbetur të lojës.

Fillimisht Salah, më pas Çambërlein dhe në fund Mane, shënuan plot 3 gola për 31 minuta. Mbrojtja e Guardiolës linte tej mase për të dëshiruar, dhe u ça shumë lehtë nga sulmi i Klop. Rezultati duket i thellë, por gjithsesi, Guardiola kurrsesi nuk mund të dorëzohet, dhe sfida e kthimit pritet të jetë po aq spektakolare, me “qytetarët” që nuk i mbetet asgjë për të humbur.

Përmbledhje e ndeshjes Barcelona – Roma 4:1

Ekipi italian rezistoi pa pësuar vetëm për 38 minuta, kur një autogol nga hyrja e zonës, i dha avantazhin bluagranave. Më pas, një tjetër autogol, kësaj here nga Manolas, i dha avantazhin e dyfishtë. Pak minuta më vonë, ishte Pike ai që shënoi edhe të tretin.

Xheko u përpoq të reagonte për Romën, kur në të 80-tën shënoi golin e parë dhe të vetëm, por gjithsesi, Suarez mendoi të mos i linte asgjë rastësisë për sfidën e kthimit, dhe shënoi edhe të katërtin. Barcelona kështu, e ka gjithçka më të lehtë në sfidën e kthimit në Itali.

 

Të fundit