Flash News

KRYESORE

Liga e Kombeve/ Kombëtarja mbërrin në Bjellorusi, tre lojtarë mbeten në Shqipëri

Liga e Kombeve/ Kombëtarja mbërrin në Bjellorusi, tre

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Minsk për t'u përballur më 4 shtator me Bjellorusinë, duel i vlefshëm për Ligën e Kombemeve. Delegacioni kuqezi ka mbërritur rreth orës 20:00 në kryeqytetin bjellorus dhe është akomoduar menjëherë në hotel.

Kuqezinjtë do të zhvillojnë nesër një seancë stërvitore duke filluar nga ora 18:15 në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja. Ndërkaq, para stërvitjes, në orën 17:45 trajneri Edoardo Reja dhe kapiteni Elseid Hysaj do të dalin në konferencë për shtyp.

Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar se lojtarët Hysen Memolla, Ylber Ramadani dhe Ardian Ismajli nuk kanë udhëtuar me ekipin drejt Bjellorusisë. Sipas FSHF-së, Memolla e Ismajli kanë ardhur të dëmtuar në grumbullim dhe s'janë rikuperuan dot për sfidën e parë. Ndërsa Ramadani ka pësuar një dëmtim në stërvitje. Ata do të qendrojnë në Shqipëri e do vazhdojnë terapi dhe stërvitje në mënyrë të diferencuar me shpresën që të mund të rekuperohen për ndeshjen e dytë kundër Lituanisë më 7 shtator.

 

Të fundit