Flash News

KRYESORE

Ligjet/ I pranishëm këshilltari ligjor i Metës. Fino: Presidenti e ka personale me mua

Ligjet/ I pranishëm këshilltari ligjor i Metës. Fino: Presidenti

Komisioni i Ligjeve është duke shqyrtuar sot dekretin për pushtetin vendor të kthyer nga presidenti Ilir Meta. I pranishëm në këtë komision është edhe këshilltari ligjor i presidentit, Bledar Dervishaj.

Ai tha se po krijohet një kopetencë e re për autoritetet vendore. Nga ana tjetër, Bashkim Fino, një nga antarët e Komosionit të Ligjeve, tha se relacioni i Presidencës është ndërtuar kundër relatorit.

“Ajo që më vjen keq është se po vërej me keqardhje personale se gjithë relacioni është ndërtuar kundër relatorit. Me çfarë duket presidenti e ka personale me mua. Presidenti e di si veprohet kur vjen një nisme. Nuk e humbet të drejtën e pronësisë Bashkia. I humbet pronësia vetëm kur shitet. Njësite vendore janë tërësisht autonome. Duhet ta rrezojmë dekretin e presidentit për këto nene”, tha Fino.

Ndërkaq, këshilltari ligjor i presidentit ju përgjigj kësaj kërkese të Finos, se vlerësimi i presidentit bëhet vetëm me ligj.

Të fundit