Flash News

KRYESORE

Ligjet kalojnë ndryshimet në Kodin Penal: Burg kush përhap virusin dhe thyen karantinën

Ligjet kalojnë ndryshimet në Kodin Penal: Burg kush përhap

Komisioni i Ligjeve në Kuvend miratoi ndryshimet në Kodin Penal, që parashikojnë dënim me burg për shkelësit e karantinës gjatë pandemisë COVID-19. Ndryshimet ligjore janë mirtuar edhe me vota të opozitës në parlament, veç deputetit Andi Përmeti që ka votuar kundër.

Tashmë do të jetë Parlamenti që do të votojë ose jo këto ndryshime, të cilat kërkojnë shumicë të cilësuar votash. Në draftin final të miratuar nga Komisioni i Ligjeve janë bërë ndryshime lidhur me propozimet. Kështu, propozimi i parë se kush thyente karantinë dënohej me 5 vjet burg, në draftin final është bërë 3 vjet burg ose dënim me gjobë.

Ndërkohë për personat që shpërndajën virusin, pra që përhapin sëmundje infektive, dënimi do të jetë 5 vjet burg nga 10 të propozuar. Qytetarët që do të thyejnë dy herë rregullat do të dënohen me gjobë deri në 1 vit burg. Komisioni i Ligjeve miratoi edhe disa ndryshime të tjera në Kodin Penal, lidhur me dhunën në familje. Nga tre variantet e propozuara, është mirtuar ai i deputetit Alket Hyseni.

Të fundit